Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë (12:30 sipas kohës në Kosovë).
Takimi do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, ku do të përballen FC Drita, si kampione e Kosovës, dhe FC Prishtina, si fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, në përputhje me agjendën e klubeve, ka vendosur që Superkupa e Kosovës të zhvillohet gjatë kësaj periudhe dhe në këtë lokacion.