Von der Leyen dënon aktin në Sidnei: Ne jemi kundër dhunës

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen,  tha të dielën se ishte “e tronditur” nga të shtënat vdekjeprurëse në plazhin ikonik Bondi të Sidneit.

Diplomatja më e lartë e bllokut e dënoi si një “akt të tmerrshëm dhune” kundër komunitetit hebre.

 “Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebraike kudo që janë. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes. Ky akt i tmerrshëm dhune kundër komunitetit hebre duhet të dënohet pa mëdyshje”, shkroi von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, në X.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ndeshja e sotme ndaj Alavesit ‘vendimtare’ për fatin e Alonsos në Real Madrid

Read Next

Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi në tregun e Krishtlindjeve