Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Shqipëria i ka hapur rrugë nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe me Kanadanë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve, pas miratimit në parim të marrëveshjes nga Këshilli i Ministrave.
Marrëveshja për transportin ajror do të mundësojë krijimin e një kuadri të ri bashkëpunimi që lehtëson nisjen dhe zhvillimin e fluturimeve direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, duke forcuar lidhjet ekonomike, turistike dhe sociale mes dy vendeve.
Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë. /ATSH/