Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë për rikthimin sensacional në Evropë

Sergio Ramos ka zhvilluar zyrtarisht ndeshjen e tij të fundit për Monterreyn, me klubin që konfirmoi largimin e tij para skadimit të kontratës më 31 dhjetor 2025.

Ky njoftim vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se mbrojtësi 39-vjeçar po kërkon një rikthim sensacional në futbollin evropian.

Monterrey u mposht 3-2 nga Toluca dhe u eliminuan nga Play-Off i ligës meksikane, derisa Ramos shënoi njërin gol nga penalltia.

39-vjeçari e mbyll aventurën meksikane me 34 ndeshje të zhvilluara me Monterrey, derisa ka shënuar edhe tetë gola me këtë skuadër./telegrafi

Read Previous

Në Kroaci shkruajnë për “shpërthimin e pabesueshëm” të Hoxhës

Read Next

Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë