Sot luhen tri përballje interesante në Superligën e Kosovës në futboll

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u luajtur tri ndeshje në Superligën së Kosovës në futboll, të vlefshme për xhiron e 16-të.

Dita e sotme do të jetë e rezervuar për futbollin vendor, i cili nis fundjavën me tri ndeshje që do të jenë secila më interesante se tjetra.

Megjithatë, përballja kryesore e ditës pritet të jetë ajo në mes të dy skuadrave në formë, Dukagjinit dhe Dritës, me klinasit që janë nikoqir.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani do ta presë Prishtinën e Re në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Drenicës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Read Previous

Cilat ishin pretendimet e Këshillit Prokurorial në përgjigje ndaj padisë së Besim Kelmendit?

Read Next

​SHBA-ja miraton shitjen e mundshme të armëve prej 4 miliardë dollarësh në Danimarkë dhe Itali