Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të çlirimtarëve, do të mbahet më 13 dhjetor sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Ndaj kësaj kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se protesta do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi.
Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.
Ai po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë.
Postimi i plotë:
Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë!
Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive.
Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!
Liria nuk gjykohet, liria mbrohet!
Lavdi UÇK-së!
/GazetaSinjali/