Verstappen: Nuk do të bëj “lojëra të pista”, shpresoj të jetë një fundjavë e shkëlqyer

Në Abu Dhabi, Max Verstappen do të luajë me shanset e tij për të ruajtur titullin kampion bote për pilotë në Formula 1. Një gjë që dukej e paimagjinueshme verën e kaluar, duke pasur parasysh hendekun prej më shumë se 100 pikësh që e ndanin nga lideri.

Tani holandezi ka 12 pikë për të kompensuar, kështu që nuk do të jetë në gjendje të mbështetet vetëm në forcën e tij. Në intervistën e dhënë sot në pistën e Yas Marina, Verstappen dukej padyshim i qetë dhe nuk luajti lojëra mendore me kundërshtarët e tij.

Ai konfirmoi se nuk do të bëjë “lojëra të pista”, duke përmendur rastin e Hamilton me Rosberg në vitin 2016. “Është ndoshta mjaft e vështirë të bësh diçka të tillë. Unë thjesht dua të bëj më të mirën time, gjërat e tjera nuk varen nga ne“, deklaroi Verstappen.

Max as nuk do të marrë në konsideratë taktika agresive ose të padrejta: “Mendoj se këto janë gjëra mjaft ekstreme, nuk është diçka për të cilën po mendoj. Nuk më intereson, nuk është diçka që më shqetëson. Shpresoj të jetë thjesht një fundjavë e shkëlqyer dhe, nëse gjithçka shkon mirë, një garë e paharrueshme.” /Telesport.al/

Read Previous

Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Read Next

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, nis periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave