Policia e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar dy raste të rënda penale, duke arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje dhe dhunim, ndërsa të dy rastet janë proceduar tutje me vendim të prokurorit.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 04.12.2025 – 01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNIM
Gjakovë / 03.12.2025 – NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.