Ligji për të huajt, Gashi: Rrezik të futen njerëz të infiltruar, me të kaluar kriminale
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka mbajtur një konferencë për media me rastin e publikimit të të dhënave për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore në Kosovë.
Sipas ASK-së, ata kanë përdorur dy metoda për të arritur deri tek të dhënat për çmimet reale të tregut dhe se si është bërë përditësimi i të dhënave.
Sipas tyre, ata kanë përdorur “metodën hedonike”, për te dalluar efektet e cilësisë nga ndryshimet reale të çmimeve dhe metoda “rolling window”, për përditësimin tremujor të të dhënave.
“Periudha e mbulimit është nga viti 2018 deri në vitin 2025. Çmimet në vitin 2025 u rritën për 4.2 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa në Prishtinë pati rritje të çmimeve në 6.5 për qind”, u tha fillimisht nga ASK-ja në konferencë.
“Krahasuar me vitin 2018, në vitin 2019 kishte rritje të çmimeve për 2.1 për qind, në 2020 një rritje shumë më e vogël për 0.2 për qind, në 2021 ishte rritja 2.4 për qind, ndërsa rritja më e madhe ishte në vitin 2022 për 4.5 për qind, derisa rënie kishte në vitin pasues (2023) për 3.7 dhe në 2024 për 4.0 për qind”.
“Në tremujorin e parë të vitit 2025, ka pasur rritje për 11.3 për qind”, thuhet më tej në raportin e Agjencisë. /Telegrafi/
