Drita dhe Ballkani luajnë ndeshjen e sezonit

Drita dhe Ballkani do të përballen në xhiron e 34-të në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Dy skuadrat pretendente për titullin e kampionit, kanë bërë disa gabime javët e fundit dhe kanë lëshuar pozitën e parë që e mbanin herë njëra e herë tjetra

Matematika i lejon ende të dyja të ëndërrojnë titullin, por për të vazhduar kjo ëndërr i duhen tri pikët në ndeshjen e sotme.

Kjo ndeshje do të thotë shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, pasi varet edhe fati i sezonit dhe pjesëmarrja në garat evropiane.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën e cila pritet të jetë e zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Jamal, Blakçori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa.

Ballkani: Luljanovic, Berisha, Sinani, Jashanica, Potoku, Kuç, Gashi, Baftiu, Krasniqi, Hoxha, Daku.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjermania e Franca: Mos blloko vaksinat, “ultimatum” ShBA-së

Read Next

Arbëria – Drenica, formacionet zyrtare