BE: Politizimi i KQZ-së i dëmshëm për proces zgjedhor gjithëpërfshirës

Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 28 dhjetorit.

Në reagimin e saj, BE-ja thekson se vendimi i KQZ-së reflekton politizim të procesit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera, gjë që bie ndesh me parimet e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës.

“Sjellje të tilla janë të dëmshme për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim./koha.net

Read Previous

Vengu: Kosova duhet të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut, është si domosdoshmëri strategjike

Read Next

Zhegrova shfaq lojë të bukur, Juventusi kalon tutje në Kupë