​Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka shpërndarë sot 41 vetura të reja për njësitë patrulluese, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve operative dhe afërsisë me qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka dorëzuar automjetet e reja, të cilat përfshijnë 35 limuzina, mes tyre edhe modele hibride, si dhe 6 xhipa të dedikuar për mbulimin e zonave të vështira patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Sipas një postimi në Facebook, ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik, duke fuqizuar qasjen proaktive të policisë dhe rritur efikasitetin në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve.

Policia e Kosovës thekson se pajisja me automjete të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e bashkëpunimit me komunitetin, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve në organet e rendit. /KosovaPress/

Read Previous

​Bitcoin bie ndjeshëm pasi Kina dyfishon ndalimin e kriptomonedhave

Read Next

​Rasti i policit serb në Jarinjë mbyllet me 6,500 euro gjobë