GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Policia e Kosovës ka për qarkullimin e disa e-maileve të rremë, të cilat po shpërndahen nëpër adresa të ndryshme dhe paraqiten kinse si komunikime zyrtare të institucionit ose organizatave të ndryshme.
Sipas Policisë, këto e-maile prezantohen me titullin “Thirrje Gjyqësore” dhe përmbajnë numra referues të dosjeve, duke ua atribuar gjoja zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, FBI-së, Policisë Kombëtare të Krimit Kibernetik dhe Interpolit.
Policia thekson se këto dokumente nuk janë zyrtare dhe se bëhet fjalë për materiale të falsifikuara, të krijuara me qëllime të caktuara mashtruese.
Institucioni bën të ditur se në bashkëpunim me organet e drejtësisë ka nisur hetime intensive për të identifikuar dhe zbuluar personat që qëndrojnë pas këtyre tentativave për mashtrim dhe dezinformim.
Njësitë kompetente policore janë angazhuar për verifikimin e rasteve dhe për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.
“Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”- thuhet në njoftimin e datës 28.11.2025. /Kallxo.com