Super-kompjuteri parashikon ‘top 8’ e Ligës së Kampionëve

Faza e ligës së Champions-it po hyn në momentin vendimtar, me vetëm tri ndeshje të mbetura. Superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar parashikimet për 8 vendet që vlejnë direkt 1/8-at finale.

Sipas modelit, Arsenali pritet ta mbyllë i pari këtë fazë falë konsolidimit nën drejtimin e Arteta. Pas ‘topçinjve’ vjen Bayern Munich, ndërsa PSG i Luis Enrique renditet i treti.

Lajmi i madh? Real Madridi ngjitet në vendin e katërt. Fitorja ndaj Olympiacos ka rritur besimin e algoritmit për skuadrën e Xabi Alonso. Më poshtë renditen Inter (5), Manchester City (6), Chelsea dhe Borussia Dortmund, që mbyllin ‘top 8’.

Atletico Madridi, megjithë fitoren ndaj Interit, mbetet në vendin e 10-të dhe duhet të ruajë nivelin e sfidës së fundit për të hyrë në zonën elitare. Nota më negative vjen për Barcelonën, që bie në vendin e 12-të pas humbjes ndaj Chelsea. /Telesport.al/

descarga - 2025-11-27T131211.848

Read Previous

Amazon premton deri në 50 miliardë dollarë “për të zgjeruar AI dhe superkompjuterët” për qeverinë amerikane

Read Next

Mbi 11 milionë euro buxheti për zgjedhje të parakohshme, Murati: Do mundohemi të gjejmë zgjidhje