GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Qeveria e Venezuelës ka akuzuar SHBA-të se po përdor akuzat për narko-terrorizëm për të justifikuar një ndërhyrje të mundshme ushtarake dhe për të rrëzuar presidentin Nicolás Maduro. Administrata Trump shpalli zyrtarisht grupin e supozuar “Kartelin e Diejve” si organizatë terroriste, edhe pse ekzistenca e tij është e dyshimtë.
Pas kësaj, tensionet u rritën dhe disa linja ajrore ndërkombëtare pezulluan fluturimet drejt Karakasit. Politikanë të majtë evropianë paralajmërojnë për rrezikun e një ndërhyrjeje amerikane që mund të shkaktojë destabilizim dhe gjakderdhje në rajon.
Reagimi i tyre erdhi pas mbërritjes së anijes më të madhe ajrore të SHBA-ve, USS Gerald R Ford, në Karaibe në mes të nëntorit dhe spekulimet mbi një operacion të mundshëm ushtarak në territorin venezuelas u shtuan. Në një letër të hapur, politikanë të majtë evropianë, përfshirë ish-liderin laburist, Jeremy Corbyn, ish-ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis dhe deputetin laburist, Richard Burgon, paralajmëruan për “kërcënimin e menjëhershëm të ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë”.
Qeveria venezuelase mohon ekzistencën e kartelit dhe e quan vendimin amerikan “shpifje” dhe pretekst për ndërhyrje të paligjshme. /tvklan.al