Holanda miraton ligjin që ndalon fishekzjarret

Senati holandez ka miratuar një ligj të ri që ndalon blerjen dhe përdorimin e fishekzjarreve për qytetarët, duke argumentuar se ato përbëjnë rrezik për njerëzit, kafshët, mjedisin dhe shkaktojnë ndotje akustike.

Ndalimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Megjithatë, ka dyshime nëse ligji do të zbatohet menjëherë, pasi koha është e kufizuar.

Për t’u bërë zyrtar, nënsekretari i shtetit Thierry Aartsen duhet të përgatisë një Rregullore të Përgjithshme Administrative, e cila do të përcaktojë mënyrën e zbatimit të ndalimit në gjithë vendin. /Reporteri.net/

Read Previous

​“Bllokohet Prishtina me autobusë”, qytetarët mbesin pa transport publik

Read Next

Murati: Ekzekutohen me rritje shtesat për fëmijë