​“Bllokohet Prishtina me autobusë”, qytetarët mbesin pa transport publik

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve private edhe sot kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Në shenjë proteste punëtorët e trafikut urban dhe sektorit publiko-privat kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit me autobusë, të cilët i kanë vendosur në rrugën “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”.

Ata kanë bllokuar rrugën te objekti i komunës se Prishtinës dhe mbrapa teatrit.

Punetorët po kërkojnë borxhin që ua ka komuna për të paguar derivatet dhe punëtorët për të rifilluar punën.

Tash e dy ditë, është ndalur qarkullimi i transportit publik ne kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave se e kanë bllokuar të hyrat vetanake, derisa ministri në detyrë, Hekuran Murati ka mohuar një gjë të tillë.  /KosovaPress/

Read Previous

​Këto janë disiplinat sportive që do të zhvillohen në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Read Next

Holanda miraton ligjin që ndalon fishekzjarret