Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
James Harden riktheu mbrëmë ditët më të mira të karrierës së tij, duke udhëhequr Los Angeles Clippers drejt një fitoreje të madhe në udhëtim ndaj Charlotte Hornets, me një paraqitje që do të kujtohet gjatë.
Clippers fituan me rezultat 131:116, ndërsa Harden ishte protagonist absolut i mbrëmjes, duke shënuar 55 pikë, një nga ndeshjet më të mira të tij në vitet e fundit.
Përveç pikëve, ai regjistroi 7 asistime, duke gjuajtur 17/26 nga fusha, përfshirë 10 treshe nga 16 tentime, si dhe 11/14 nga vija e gjuajtjeve të lira. Harden iu afrua rekordit personal prej 61 pikësh, të vendosur kundër New York Knicks në janar të vitit 2019, por mbeti pak prapa.
Për Clippers shkëlqeu edhe Ivica Zubac, i cili kontribuoi me 18 pikë, 9 ribaunde dhe 6 asistime, duke i dhënë ekipit një ndeshje solide në të dyja anët e parketit.
Te Charlotte, më i miri ishte Kon Knuepel me 26 pikë, ndërsa Brandon Miller shtoi 21 dhe Miles Bridges 19 pikë.
Kjo ishte fitorja e pestë për Clippers këtë sezon (5-11), të cilët aktualisht renditen në vendin e 11-të në Konferencën Perëndimore. Ndërkohë, Charlotte bie në bilancin 4-12 dhe qëndron në vendin e 12-të në Lindje.
Rezultatet:
- Charlotte – LA Clippers 116:131
- Orlando – New York 133:121
- New Orleans – Atlanta 98:115
- Chicago – Washington 121:120
- Milwaukee – Detroit 116:129
- Dallas – Memphis 96:102
- Denver – Sacramento 123:128
/Telegrafi/