Sot protestohet me moton “Drejtësi për Daorsën”

Një protestë do të mbahet sot në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahinë, 25-vjeçaren e cila vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët njoftojnë se protesta do të nisë në orën 12:00 dhe kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.

“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”.

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.

Read Previous

Avokati Prosper: Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të jenë burra të lirë

Read Next

Paul Pogba rikthehet në fushë pas dy vjetëve: Të shoh turmën të ngrihet dhe të duartrokasë, nuk e prisja