GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të shënojë 81-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, ku do të prezantohen aktivitete dhe nisma që pasqyrojnë misionin e saj kulturor, edukativ dhe shkencor përgjatë dekadave.
Ngjarja do të mbahet më 25 nëntor 2025, në Hollin e Bibliotekës, duke nisur nga ora 17:00.
Përmes kësaj ceremonie, institucioni më i lartë bibliotekar në vend synon të vlerësojë rrugëtimin 81-vjeçar, kontributin e brezave të bibliotekarëve, studiuesve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe të ndajë me publikun projektet dhe vizionin e ardhshëm të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Organizatorët ftojnë komunitetin e librit, studiuesit, studentët dhe të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë të rëndësishme kulturore./KultPlus.com