Trump: Kryetari komunist më kërkoi takim, e pranova

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten planifikon të takohet me kryetarin e sapozgjedhur të New Yorkut, 34-vjeçarin Zohran Mamdani, në Shtëpinë e Bardhë.

“Kryetari komunist i New Yorkut, Zohran ‘Kwame’ Mamdani’, ka kërkuar takim. Kemi rënë dakord që ky takim të zhvillohet në Zyrën Ovale më 21 nëntor. Më shumë detaje do bëhen të ditura më vonë”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Edhe ekipi i Mamdanit e ka konfirmuar takimin, duke thënë se kështu është zakoni.

Ata kanë bërë të ditur se do të diskutojnë me Trumpin për sigurinë publike dhe ekonomike dhe planin e përballueshmërisë “për të cilin votuan më shumë se një milion banor të New Yorkut”:

Mamdani, i cili e përshkruan veten si socialist demokrat, do të bëhet kryetari i parë mysliman i New Yorkut dhe personi më i ri që mban këtë pozicion që nga shekulli i 19-të.

Do ta marrë detyrën në fund të dhjetorit.

Mamdani e Trumpi kanë pasur përplasje të vazhdueshme në distancë./koha.net

Read Previous

Anulohen të gjitha seancat planifikuar në nëntor dhe dhjetor në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Read Next

Pesë turistë humbin jetën nga stuhia e fuqishme e dëborës në Parkun Kombëtar në Kili, shpëtohen katër të tjerë