Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës policia ka intervenuar në disa raste të dhunës në familje, ku disa persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa në një rast tjetër është sekuestruar dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike; hetimet dhe procedurat ligjore vazhdojnë.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë
19.11.2025 – 23:00.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet vete. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Gjakovë
19.11.2025 – 20:00.
Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër (çift bashkëshortor) për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë
19.11.2025 – 09:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 1.64 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, pako me rizlla dhe një grinder. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.