Kurti: Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në seancën për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, ku nuk po marrin pjesë partitë tjera përveç VV-së, në fjalën e tij tha se janë katër Komisione parlamentare që janë të përhershme dhe janë kyçe për situatat e zakonshme apo jo të zakonshme.

Ai tha se gjendja tani është esenciale për Republikën e që temat esenciale përkojnë pikërisht me fushëveprimtarinë e këtyre Komisioneve, Buxheti për 2026, për RTK, për 2025 për Komunat, Plani i rritjes së BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare me Bankën Botërore”.

Kryeministri në detyrë tha se buxheti për vitin 2025 është më i madhi ndonjëherë, ndërsa këtu përmendi shtesat për fëmijët e lehonat, pensionet si dhe pagën e 13.

“Buxheti për vitin 2026 më i madhi ndonjëherë, në vlerë katër miliardë euro. Risi është dhënia e pagës së 13 për sektorin publik. Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit pune. Buxheti që kemi sjell në Kuvend për 2026 përfshin edhe rritjen e pensioneve, shtesave për lehona, fëmijë, pagesa për të ri dhe gra në Super Puna,e shumë mbështetje tjera për familjet anë e mbanë Kosovës. Me këtë buxhet rritet mbështetja për barna esenciale dhe për Kulturën e Sportin, për bujqit dhe investime në infrastrukturë publike. Sigurohet qëndrueshmëria e shtetit dhe e zhvillimit të tij”

“RTK është në rend dite, është institucion publik i themeluar nga Kuvendi dhe Kuvendi ësht ëpërgjegjës për financim. Buxheti për RTK nuk varet nga Qeveria. Interaksioni i vetëm i RTK është me Kuvendin. Te rasti i RTK kemi lidhje direkte të Komisionit për Buxhet me therasin e shtetit që ndodhet në kuadër të MF. Pra as nuk ka propozim e as miratim nga Qeveria. Krejt çka bëhet është brenda Kuvendit duke themeluar Komisionin për Buxhet”

“Nëse opozita paska brenda për qeverinë në detyrë kjo nuk ekziston për RTK-në pasi financimi nuk ka tëbëjë me qeverinë”.

“Në gusht të këtij viti, në mungesë ne si qeveri morëm vendimin për zgjidhje të përkohshme, një “over draft”, e cila do të mbulonte nevojat deri në konstituimin e Kuvendit. Por tash Kuvendi është i konstitutuar dhe uk ka arsye të refuuzohet miratimi i buxhetit, ndërsa qeveria e ka të pamundur të pfrojë over draft mbi over draftin, kur vet Kuvendi refuzon të alokojë buxhetin”.

“Buxheti i vitit 2026 që ka propozuar Qeveria që është miratuar në ,mbledhjen tonë është i rëndësishem, pasi duhet që janari ti gjeje te gjithe me paga e me rritje. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, rritja ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58% të bruto produkttit vendor. Në këto katër vite sa isha KM e tash edhe sa jam në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike ska qenë nën 4%, rritja mesatare ekonomike është 6%, ndaj s’ka protesta të qytetarëve, por vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë nuk ka krizë ekonoimike. Rrezikojmë të kemi krizë sociale nga kriza buxhetore për shkak të përdormeve të procedurave. Le të jemi në nivel përgjegjësisë që kemi si përfaqësues të popullit”, tha Kurti.


Kurti: Qëndrimet e subjekteve nuk kanë alibi, të kthehen në Kuvend

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje partive që po bojkotojnë seancën e sotme, që të kthehen në Kuvend e të votojnë për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e buxhetit.

Kurti tha se qëndrimet e subjekteve nuk kanë alibi, shkruan Reporteri.net.

“Qëndrimet e subjekteve përbesë nuk kanë alibi. Nëse ne jemi vonuar, pse nuk janë këtu për të na e lënë fajin…Këtu është vendi për të folur e votuar”, tha Kurti.

Ai tha se nëse nuk ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare, humbin pakthyeshëm mbi 200 milionë euro.

“Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, ju e dini se nuk mjaftojmë veç ne edhe po ta kishim qeverinë….Ata nuk kanë asnjë vërejtje për këto marrëveshje ndërkombëtare.Cili është kuptimi të bojkotosh”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se vetëm me votimin e pikave të sotme të rendit të ditës, mund të ecet përpara.

“Unë i bëj thirrje të gjitha partive që të jenë në Kuvend dhe të votojmë tri marrëveshjet me BB, Planin e Rritjes, buxhetin për tri komunat Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok, buxhetin për vitin 2026 dhe në këtë mënyrë të ecim bashkë përpara. Kjo seancë nuk është thjeshtë një zgjedhje, por domosdoshmëri”, tha Kurti. /Reporteri.net/

Read Previous

Gruda kërkon të ndërpritet seanca për buxhetin: Është jokushtetuese

Read Next

Stërvitje e forcave speciale SHBA-Shqipëri, përgatitje për reagim të shpejtë