Zbulohet numri i tifozëve zviceran që do të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”

Copyright: © KEYSTONE / PETER KLAUNZER

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Zvicra pritet të ketë përkrahjen e rreth 900 tifozëve në ndeshjen kundër Kosovës.

Kjo sfidë, e cila nis në orën 20:45, është e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe ka rëndësi të madhe për Zvicrën, e cila synon ta sigurojë përfundimisht vendin në finalet e turneut.

Sipas “Blick”, Federata Zvicerane e Futbollit pret afërsisht 600 tifozë të vendosur në sektorin mysafir, si dhe rreth 300 persona të tjerë—miq, familjarë dhe mysafirë VIP—të cilët do të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit për të mbështetur ekipin e drejtuar nga Murat Yakini. /Albanianpost.com

Read Previous

Policia shqipton mbi 2 mijë trafiku brenda 24 orëve të fundit

Read Next

Kosovë – Zvicër, të gjitha përballjet mes Dardanëve dhe Helvetikëve deri më tani