Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjakovë, 18 nëntor 2025 – Policia e Kosovës ka raportuar disa incidente të rënda gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, përfshirë sulm ndaj një zyrtari policor, arrestime për narkotikë, një rast dhune në familje dhe sekuestrim armësh në Rahovec. Autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me Prokurorinë.
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.11.2025 – 13:20.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i revoltuar për shqiptimin e një tiketë për parkim të pa rregullt të veturës, duke drejtuar veturën në drejtim të zyrtarit policor, të njëjtin e ka goditur me veturë në këmbë, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës-zyrtarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. Yjet e Erenikut, Gjakovë 17.11.2025, 23:50.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 1.17 gramë. Pas ndalimit është bërë bastisja në dy lokacionet e të dyshuarave, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 101.17 gram si dhe para të gatshme në vlerë rreth një mijë e dhjetë euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 16.11.2025 – 15:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj -vajzës së tij të mitur dhe i ka dëbuar nga shtëpia. I dyshuari është intervistuar dhe është penduar për sjelljet ndaj vajzës dhe ka kërkuar që e njëjta të kthehet në shtëpi. Viktima është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Dëshmorët e Pashtrikut, Rahovec 17.11.2025 – 09:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 10 fishekë, ndërsa në veturën e tij me targa të huaja, që dyshohet se kishte bërë shmangie doganore, kanë gjetur e konfiskuar 13 fishekë, 1 gëzhojë, 2 çelësa të prangave dhe pajisje për pastrim të armës. Në konsultim me prokurorin, vetura është konfiskuar për procedura doganore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.