AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Gjakovë, 14 nëntor 2025 – Policia Rajonale e Gjakovës ka evidentuar dy incidente kryesore gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë një arrestim për posedim të substancave narkotike dhe një rast të dhunës në familje në Rahovec.
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë / 13.11.2025-09:10.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitë policore gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, kanë gjetur dhe konfiskuar, 9-qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme 15.46 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE Rahovec /13.11.2025-23:00.
Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.