Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, të premten e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin 2026.

Kosova më 15 nëntor në Lubjanë luan me Slloveninë, ndërsa më 18 nëntor e pret Zvicrën.  

Dy xhiro para fundit, Kosova është e dyta në Grupin B kurse synimi është të përfundohen kualifikimet të paktën në këtë pozitë. Vendi i dytë siguron plejofin, ndërsa vendi i parë biletën për Botëror.

Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë, ndërsa Kosova i ka shtatë. Pason Sllovenia me tri pikë dhe Suedia me një. 

Varësisht nga rezultatet, Kosova është në garë edhe për pozitën e parë. Por është në pozitë goxha të mirë për të siguruar pozitën e dytë dhe plejofin. Do të ishte sukses historik.

Nëse Zvicra nuk e mposht Suedinë dhe Kosova fiton në Lubjanë, atëherë ndeshja Kosovë – Zvicër do të jetë finale për kualifikim në Botëror. /Koha.net/

May be an image of text that says 'FFK S EUROPEAN QUALIFIERS KOSOVA AJUD D EUROPEAN QUALIFIERS LISTA E ZGJERUAR ALTIN GJOKAJ FLORENT HADERGJONAJ FLORIAN HAXHA DONAT RRUDHANI KRESHNIK KRASNIQI BEHAR NEZIRI ISMET LUSHAKU RON RAÇI BLEDIAN KRASNIQI BERSANT CELINA RILIND NIVOKAZI TEB PERZGJEDHES FRANCO FODA KMPИИAR HEN 제당식1한 FFK-KOSOVA COM'

Read Previous

Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe mbi 2,000 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Read Next

Sylvinho: Kemi dy ndeshje të vështira përpara, objektivi ynë është “play-off-i”