Sylvinho publikon të premten listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor.

Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediet në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë.

Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë. /ATSH/

Read Previous

Mbyllen përkohësisht dy aeroportet kryesore të Belgjikës

Read Next

​Ferrari raporton rritje të të ardhurave dhe fitimit neto në tremujor e tretë të vitit 2025