Mbyllen përkohësisht dy aeroportet kryesore të Belgjikës

Dronët kanë shkaktuar sërish tensione në vendet evropiane. Aeroportet e Brukselit dhe Lièzhit në Belgjikë u mbyllën në mbrëmje pas shfaqjes së dronëve, duke devijuar shumë aeroplanë dhe duke penguar fluturimin e të tjerëve.

Sipas autoriteteve belge, një dron është parë pranë aeroportit të Brukselit dhe, si masë sigurie, u urdhrua mbyllja e menjëhershme e aeroportit.

Pas dy orësh ndërprerje, aeroporti i Belgjikës u rihap për një kohë të shkurtër, por u detyrua të mbyllet sërish pas raportimeve të reja për prani dronësh. Ende nuk dihet kur do të rifillojnë fluturimet normalisht.

Kompania kombëtare “Brussels Airlines” njoftoi se 15 fluturime janë pezulluar, ndërsa tetë fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Incidentet vijnë vetëm pak ditë pasi dronë janë parë edhe mbi një bazë ushtarake belge gjatë fundjavës. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se bëhet fjalë për një veprim të mirëorganizuar, të ndërmarrë nga profesionistë që synojnë destabilizimin e vendit.

Në muajt e fundit, dronët kanë shkaktuar ndërprerje të ngjashme në disa aeroporte evropiane. Në shtator, aeroporti i Kopenhagës u mbyll për katër orë dhe ai i Oslos për tre orë, pas raportimeve për dronë në zonën e fluturimeve. Ka pasur gjithashtu dyshime për dronë rusë në hapësirat ajrore të Polonisë dhe Rumanisë. /tvklan.al

Read Previous

Tesla thotë se Musk duhet të paguhet 1 trilion dollar, a do të bien dakord aksionarët?

Read Next

Sylvinho publikon të premten listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë