Hamza: Specialja e ka humbur integritetin dhe dinjitetin, padrejtësia duhet të marrë fund

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza në pesëvjetorin e dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, thotë se Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se aleatët e lirisë, pavarësisë së shtetit dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar.

“Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Sot, 5 vjet pas dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt. Aleatët e lirisë sonë, pavarësisë së shtetit tonë dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar. Drejtësia që besojmë dhe kërkojmë është ajo që i shërben të vërtetës dhe jo agjendave të fshehta politike”, ka shkruar Hamza.

Ai po ashtu tha se kjo padrejtësi duhet të marrë fund./Klankosova.tv

Read Previous

Lansohet faqja ku qytetarët e Kosovës mund të informohen për rregullat e reja të udhëtimit në zonën Schengen

Read Next

Mbyllja e qeverisë hyn në ditën e 36-të, më e gjata në historinë e SHBA-së