Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav do t’ia dorëzojë sot kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Nga zyra e kryeministrisë kanë njoftuar se pas dorëzimit që do të bëhet në ora 18:00, Kurti dhe Orav do të mbajnë konferencë për media.

 “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Ambasadori Orav do t’i dorëzojë kryeministrit Kurti Raportin për Vendin 2025 për Kosovën, nga Komisioni Evropian./express

Read Previous

Sindikata e RTK-së proteston për pagat

Read Next

65 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë