Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës është raportuar për një rast hetimi vdekjeje në spitalin rajonal, ndërsa në Rahovec një përplasje mes dy bashkëshortëve ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarve, pas ndërhyrjes së Policisë dhe vendimit të Prokurorit
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Gjakovë / 03.11.2025 – 15:00. Raportohet se në spitalin rajonal ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec / 03.11.2025 – 15:00. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje