26 gola nga Haaland në këtë edicion

Erling Haaland ishte protagonist në fitoren e Manchester City ndaj Bournemouthit me rezultatin 3:1 në “Etihad”, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premier Leagues.

Norvegjezi realizoi dy gola, duke hapur serinë në minutën e 17-të dhe duke rikthyer avantazhin 2:1 pas barazimit të Tyler Adams në minutën e 25-të, me asistim nga Ryan Cherki.

Pikën përfundimtare e vendosi Nico O’Reilly në minutën e 60-të. Për Haalandin, ky ishte goli i 26-të për klubin dhe për Norvegjinë, ndërsa në Premier League ka regjistruar 13 gola në 10 ndeshje.

Me këtë fitore, City ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, gjashtë më pak se lideri Arsenal. Ndërkohë, Bournemouthi pësoi humbjen e parë pas tetë ndeshjeve dhe renditet i katërti me 18 pikë, sa ka edhe Liverpooli në vendin e tretë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Tërmet i fuqishëm në Afganistanin verior – të paktën 20 të vd*kur, qindra të plagosur

Read Next

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?