Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar dy raste të dhunës në familje, një në Rahovec dhe tjetri në Gjakovë. Në të dy rastet, pas ndërhyrjes së Policisë dhe konsultimit me Prokurorinë, është urdhëruar masa e ndalimit për personat e përfshirë.
DHUNË NË FAMILJE
· Rahovec / 28.10.2025 – 14:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë / 28.10.2025-19:00.
Pas një mosmarrëveshje tre te dyshuar kosovarë janë kanosur ne mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.