Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me të cilin synon të qeverisë për një mandat të ri katërvjeçar.
Në përbërjen e propozuar të Qeverisë, përfshihen këta emra dhe dikastere:
- Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
- Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
- Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik: Fikrim Damka
- Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
- Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
- Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
- Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
- Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu
- Ministër i Arsimit: Avni Zogiani
- Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
- Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL): Rasim Demiri
- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
- Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
- Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari-Lila
- Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
- Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
- Ministër i Zhvillimit Rajonal: Sejnur Vejshall