Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga AKR

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.

Lajmin e ka konfirmuar  për Klankosova.tv Vesel Makolli, ish-sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie i cili është caktuar ushtrues detyre i kësaj partie.

Makolli tha se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë të njoftuar me ndryshimin.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe ne bazë te Statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli”, tha ai.

Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006-të kur u formua ky subjekt politik.

Read Previous

Vaksinat anti-COVID mund të ndihmojnë disa pacientë me kancer të luftojnë tumoret

Read Next

A do të japin efekt sanksionet e Trump ndaj gjigantëve të naftës ruse?