Sllovakia tërheq veton, BE gati sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia ka vendosur të tërheqë veton e saj ndaj paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke zhbllokuar kështu procesin për miratimin e masave të reja kufizuese. 

Njoftohet se është nisur një procedurë me shkrim dhe, nëse nuk ngrihen kundërshtime, paketa do të miratohet zyrtarisht deri në orën 8:00 të mëngjesit të nesërme. 

Paketa e re synon të shënjestrojë burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit duke futur sanksione të reja në sektorët e energjisë, financave dhe tregtisë./express

Read Previous

SHBA-ja godet një tjetër anije që po transportonte drogë, tre të vd*kur

Read Next

Kurti kërkon kontributin e Francës në dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën