FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani

Një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare (QSU), mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë.

Gjatë vizitës në Dresden, pjesëmarrësit u njohën me sistemin e shkollimit të Oficerëve gjermanë dhe qendrat e tyre të trajnimit.

“Ata përfaqësuan QSU-në duke prezantuar për historinë e saj dhe zhvillimin e arsimimit, si dhe duke shkëmbyer përvoja me kadetët e shteteve tjera.”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së. /GazetaSinjali/

Read Previous

Ujërat e zeza mbushin sipërfaqen e rrugës ”Ali Hasi”

Read Next

Kina dënon veprimet e njëanshme të Kosovës në veri