Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të martën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një automjeti kanë zbuluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara, që thuhet se kanë qenë të fshehura në bagazhin e automjetit.

Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara thuhet se është mbi 1600 euro.

“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. 

Read Previous

Abdixhiku thotë se LDK-ja doli e para nga votat e mërgatës

Read Next

Lajmërimi për pensione çdo gjashtë muaj, Ministria e Financave del me sqarim për pensionistët