Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.
FSK ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 20-29 tetor 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/