Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino: Për mua ishte privilegj ta njihja një figurë si Fadil Vokrri

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kujtuar me respekt dhe admirimin të madh për figurën e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Në një intervistë të tij për FFK-n, Infantino theksoi se kontributi i Vokrrit ka qenë vendimtar jo vetëm për zhvillimin e futbollit në Kosovë, por edhe për përfaqësimin e vlerave të popullit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Ai e quajti një privilegj të madh njohjen personale me ish-presidentin e FFK-së dhe theksoi rolin e tij të pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“E kam takuar shumë herë dhe nëse Kosovës është ajo që është sot si në aspektin e jetës futbollistike ashtu edhe si shtet, ai padyshim meriton shumë lëvdata. Ai përfaqëson qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit të Kosovës. Për mua ka qenë privilegj i madh që ta njohë atë dhe nëse shohim se si është zhvilluar futbolli në Kosovë gjatë dhjetë viteve të fundit, që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, është diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Infantino. /KosovaPress/

Read Previous

Drejtori ekzekutiv i OpenAI: ChatGPT do të bëhet edhe më ‘njerëzor’ me versionin e ri

Read Next

Procesi i Berlinit, Sveçla: Përkundër sfidave, Kosova ka shënuar sukses në forcimin e bashkëpunimit rajonal