Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë së enjtes.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Automjetet ishin të FSK-së. Ata qëndruan rreth pesë minuta në një stacion karburanti, ku policia i pa dhe i pyeti për situatën”, deklaroi Elshani, duke shtuar se “pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën duke thënë se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicë të Jugut”.