Elezi: Sonte numërohen fletëvotimet për kryetarë, nga nesër për asamblistë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për RTK-në ka thënë se sonte do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetarë të komunave, ndërkaq nga nesër nisë numërimi për asamblistët.

“Në 19:30 do të kemi të dhëna preliminare për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Besojmë që brenda një kohe të shkurtër pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të fillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve. Sipas ligjit, numërohen fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe pastaj ato për kuvende komunale. Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen nga nesër në qendrat komunale të numërimit”, ka thënë ai

Elezi ka shtuar se kësaj radhe përditësimet e të dhënave kanë qenë më të shpeshta, krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara.

“Në përgjithësi krahasimin e bëjmë me zgjedhjet e llojit të njëjtë, pra me lokalet sepse kanë veçori të ndryshme. Në shkurtin e këtij viti në zgjedhjet parlamentare kemi pasur 1200 kandidatë për deputetë, ndërkaq në zgjedhjet lokale kemi 205 kandidatë dhe zgjidhjet për Kuvendin Komunal më shumë se 4 mijë”, ka thënë Elezi.

Elezi: Lista votuese buron nga ekstrakti i regjistrit qendror civil

Elezi ka komentuar raportimet që qytetarëve iu është ndërruar jo vetëm qendra e votimit por i gjithë qyteti në tërësi pa ndonjë paralajmërim.

“Duhet ta sqarojmë se lista e votuese buron nga ekstrakti i regjistrit qendror civil, i cili është i lidhur me sistemin e adresave dhe ajo çfarë ne kemi parë që në këto raste, votuesit kanë pasur adresat në komunat ku janë caktuar të votojnë”, ka thënë ai.

Read Previous

Cakolli: Proces i qetë, parregullsitë janë të izoluara

Read Next

Rreth 39% e qytetarëve votuan në zgjedhjet e sotme