KQZ: 510 mijë e 525 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 25,21%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri I qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 510, 525 votues apo 25,21% nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues”, tha Radoniqi. /Telegrafi/

Read Previous

Përditësohen të dhënat – Deri në orën 13:00 votuan 16.11% e votuesve

Read Next

Radoniqi: Deri tash procesi i votimit i qetë dhe pa pengesa, paqartësive të ndryshme po u japim zgjidhje me shpejtësi