Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, është deklaruar pak para fillimit të seancës së sotme. Sipas tij, seanca e fundit e Kuvendit është zhvilluar në mënyrë të rregullt, duke thënë se “shkelja e vetme kushtetuse” lidhet me mosvotimin nga deputetët e opozitës.
Murati tha se Kushtetuesja ka konstuar se ndarja e votimit për nënkryetarët, nuk përbën shkelje.
“Seanca e fundit realisht ka shku gjithcka mirë. Shkelja e vetme kushtetuese ka qenë mosvotimi i deputetëve të opozitës që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka konstatu qe ndarja e nënkryetarëve nuk ishte shkelje. Gjithashtu ka konstatu që nenkryetari i pestë duhet të vijë nga komuniteti serb, nuk e ka përcaktuar që kjo e drejtë i takon Listës Serbe. 120 deputetëve i takon që te votojnë e mos ta shkelin Kushtetutën siç kanë berë herën e fundit”, ka deklaruar Murati. /Reporteri.net