Gjakovë: Kërkohet paraburgim për të pandehurin që dyshohet se ka penguar një gjyqtar gjatë detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet Sh.B., i cili dyshohet se ka penguar një person zyrtar në kryerjen e detyrave të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 7 tetor 2025, rreth orës 09:30, në fshatin Berish të Komunës së Malishevës.


📄 Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Gjakovë, 9 tetor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet Sh.B., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet Sh.B., më dt.07.10.2025 rreth orës 09:30 min, në fshatin Berish, Komuna Malishevë, me forcë tenton ta pengoj personin zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe atë të dëmtuarin N.Q., – Gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Malishevë – Departamenti i Përgjithshëm Divizioni Civil, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i dëmtuari ka qenë në teren së bashku me procesmbajtësin/dëshmitarin për një kontest pronësor, aty shkon i pandehuri fillimisht debaton me avokatin ku i drejtohet me fjalët “Pse ke hyr në këtë lëndë”, ku avokati kërkon nga Gjyqtari që ta konstatoj këtë, i dëmtuari /Gjyqtari i prezantohet të pandehurit si Gjyqtar i lëndës dhe e ka lutur që mos të pengohet seanca në teren se përndryshe është i detyruar ta thërras policinë, mirëpo i pandehuri nuk e respekton policinë dhe me tone të larta i përgjigjet me fjalët “Unë jam mësuar që të shkoj në polici dhe thirri edhe njësinë speciale”, duke vazhduar që të pengoj gjyqtarin me duar në gjoksin e tij.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 7 tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Read Previous

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Read Next

Trump beson se mund të ndalë edhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës