Osmani mirëpret marrëveshjen për paqen midis Izraelit dhe Hamasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit.

Mbrëmë pas mesnate, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi nënshkrimin e fazës së parë të planit te paqes në Lindjen e Mesme.

E, sipas Osmanit, ky është një moment përcaktues për paqen që është vonuar shumë.

“Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm” u shpreh Osmani.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Trump: Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e Parë të Planit të Paqes

Read Next

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë