NASA ka zbuluar një plan ambicioz për të ndërtuar një “fshat të vërtetë në Hënë”

NASA ka zbuluar një plan ambicioz për të ndërtuar një “fshat të vërtetë në Hënë”, që nuk do të jetë thjesht një bazë kërkimore, por një vendbanim i qëndrueshëm njerëzor., sipas “TheSun”.

Projekti është pjesë e programit të njohur ”Artemis”, i cili synon të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë që prej misioneve historike “Apollo” të viteve 1969–1972. Sipas administratorit të NASA-s, Sean Duffy, që foli në Kongresin Ndërkombëtar të Aeronautikës në Sydney, qëllimi është të vendoset një “fshat hënor”, që do të mbështesë jetën e përhershme të njerëzve në sipërfaqen hënore. Programi “Artemis” ka filluar me sukses me misionin “Artemis I” në vitin 2022, një fluturim pa ekuipazh që shkoi në Hënën.

Hapi i ardhshëm, “Artemis II”, është planifikuar për vitin 2026 dhe do të jetë testi i parë me ekuipazh të anijes “Orion” dhe sistemit të ri të lëshimit hapësinor. Katër astronautë do të udhëtojnë rreth Hënës dhe do të kthehen në Tokë, duke hapur rrugën për “Artemis III”, që do të realizojë uljen e parë amerikane me ekuipazh në Hënë pas më shumë se pesë dekadash. Konceptet e propozuara për këtë “fshat hënor” përfshijnë sera për prodhimin e ushqimit, njësi të frytshme banimi dhe panele diellore për energji të qëndrueshme.

Read Previous

Pse Donald Trump e ka të vështirë ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe?

Read Next

Parashikimi i motit për sot