QKMF bëhet me aparaturë të re për testet Covid-19

Është hera e tretë që Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Gjakovë furnizohet me sasi të konsiderushme të testeve serologjike. Hera e parë  që është furnizuar dhe kanë filluar me këto testime ka qenë 28 gusht 2020. Dihet se Gjakova ka qenë komuna e parë pas kryeqytetit të Kosovës që ka filluar me testet serologjike, kështu tha Drejtori i QKMF-se Arben Koshi.

Koshi tha se testet mund ti bëjnë të gjitha moshat dhe nuk ka ndonjë kriter të veçantë perpos një udhëzimi të mjekut.

Poashtu QKMF është bërë me një aparatur të rë  e cila  do ta lehtësojë procesin e testimit deri tek marrja e rezultateve.

Në këtë qender deri më tani janë bërë 5578 testime, prej tyre 1974 persona ose 35.39% kanë rezultuar pozitiv.

Read Previous

​Biden: Shpresoj në një takim me Putinin

Read Next

Përkujtohen 216 dëshmorët e komunës së Gjakovës