Parisi kthehet te fitorja

Paris Saint-Germaini është kthyer te fitorja në Ligue 1 të Francës. 

Parisi fitoi 2:0 ndaj Auxerres në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit francez. 

Parisienët xhiron e kaluar u mposhtën 1:0 nga Marseille. 

Ilya Zabarnyi në minutën e 32-të realizoi për 1:0. 

Për 2:0 shënoi Lucas Beraldo në minutën e 54-t. 

Parisi ka 15 pikë në vendin e parë. Auxerre renditet në pozitën e 13-të me gjashtë pikë./koha.net

Read Previous

India bën thirrje për ndaljen e konflikteve në Ukrainë dhe në Gaza

Read Next

Gjermania planifikon t’i lejojë ushtrinë të rrëzojë dronë brenda territorit të saj